Shko te përmbajtja

Turqia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Republika e Turqisë
Türkiye Cumhuriyeti (Turqisht)
Emblema e Turkey
Emblema
Himni: İstiklal Marşı
"Marshi i Pavarësisë"
Vendndodhja e Turkey
KryeqytetiAnkara
39°N 35°E / 39°N 35°E / 39; 35
Qyteti më i madhStambolli
41°1′N 28°57′E / 41.017°N 28.950°E / 41.017; 28.950
Gjuhët zyrtareTurqisht[1][2]
Gjuhët e folura[3]Stampa:Vunblist
Gjuhët tjera
Grupet etnike
(2016)
Demonim(et)Turk/Turq
QeverisjaRepublika kushtetuese unitare presidenciale
Rexhep Taip Erdoan
Cevdet Yılmaz
Numan Kurtulmuş
LegjislaturaAsambleja e Madhe Kombëtare
Themelimi
Stampa:Ca. 1299
19 maj 1919
23 prill 1920
24 July 1923
29 tetor 1923
9 nëntor 1982[4]
Sipërfaqja
 Gjithsej
783,356 km2 (302,455 sq mi) (36-të)
 Uji (%)
2.03 (sipas vitit 2015)[5]
Popullsia
 Llogaritja 31 dhjetor 2021
Neutral increase 84,680,273[6] (18-të)
 Dendësia
110[6]/km2 (284.9/sq mi) (107-të)
PBB (BFB)Llogaritja 2022
 Gjithsej
Increase $3.21 trillion[7] (11th)
  Për kokë banori
Increase $37,488[7] (50th)
PBB (nominal)Llogaritja 2022
 Gjithsej
Decrease $692 billion[7] (23rd)
 Për kokë banori
Decrease $8,080[7] (87th)
Gini (2019)Steady 41.9[8]
jobarazi e mesme
HDI (2021)Increase 0.838[9]
shumë i lartë (48th)
ValutaLira turke () (TRY)
Zona kohoreUTC+3 (TRT)
Formati i datësdd.mm.yyyy (CE)
Prefiksi telefonik+90
Kodi ISO 3166TR
TLD në internet.tr

Turqia (turqisht: Türkiye), zyrtarisht njohur si Republika e Turqisë (turqisht: Türkiye Cumhuriyeti), është një shtet transkontinental në Euroazi, që shtrihet kryesisht në Azinë e Vogël dhe me një pjesë të vogël në Gadishullin BallkanikEvropë.[10] Turqia është një republikë parlamentare, demokratike e sekulare me një trashëgimi të shumëllojshme kulturore.[11] Turqia kufizohet me tetë vende: me Greqinë në perëndim; me Bullgarinë në veriperëndim; me Gjeorgjinë në verilindje; me Armeninë, Azerbajxhanin e Iranin në lindje, me Irakun në juglindje dhe me Sirinë në jug. Turqia në perëndim laget nga Deti Marmara, në veri nga Deti i Zi dhe në jug nga Deti Mesdhe. Bosfori, Egjeu dhe Dardanelet e ndajnë Trakinë dhe Azinë e Vogël; gjegjësisht Evropën dhe Azinë.[12] Vendndodhja e Turqisë i ka dhënë asaj rëndësi gjeografike e politike dhe strategjike përgjatë historisë.[13][14]

Turqia ka qenë e banuar që në paleolit [15] nga qytetërime të ndryshme të lashta anadollake, siç ishin asirianët, greqishtfolësit antike, trakët, frigët, urartët dhe armenët.[16][17][18] Pas pushtimit nga Leka i Madh, kjo trevë u helenizua, një proces që vazhdoi edhe gjatë Perandorisë Romake dhe gjatë kalimit në Perandorinë Bizantine.[17][19] Selxhukët filluan mërgimin në këtë trevë në shekullin XI, duke filluar kështu procesin e turqizimit, që u përshpejtua pas fitores së selxhukëve ndaj bizantinëve në Betejën e Mancikertit në vitin 1071. Sulltanati i Rumit sundoi Azinë e Vogël deri në pushtimin mongol më 1243, kur u shpërbë në disa principata të vogla turke.[20]

Në mesin e shekullit XIV, osmanët filluan të bashkojnë Anadollin dhe të krijojnë një perandori që do të përfshinte shumicën e Evropës juglindore, Azisë perëndimore dhe Afrikës veriore, duke u bërë kështu një fuqi e madhe në Euroazi dhe Afrikë gjatë fillimit të kohës së re. Perandoria Osmane arriti kulmin e fuqisë së saj në shekullin XVI, veçanërisht gjatë sundimit (1520–1566) të sulltan Sylejmanit të Madhërishëm. Ajo mbeti e fuqishme dhe pati ndikim të madh për dy shekuj, derisa dështime të rëndësishme si Lufta e madhe turke (1683–99) dhe Lufta ruso-turke (1768–74) e detyruan të heqë dorë nga territore strategjike në Evropë, duke sinjalizuar kështu humbjen e fuqisë ushtarake dhe pasurisë së dikurshme. Reforma e Tanzimatit e shekullit XIX, që kishte për qëllim modernizimin e shtetit osman, dëshmoi të jetë e papërshtatshme në shumicën e fushave dhe të ndalojë shpërbërjen e perandorisë.[21] Në vitin 1876 u miratua kushtetuta osmane dhe u themelua parlamenti, i cili u pezullua nga sulltan Abdylhamidi II në vitin 1878, për tu rikthyer nga xhonturqit në vitin 1908. Po në atë vit, Bullgaria shpalli pavarësinë dhe Austro-Hungaria aneksoi Bosnjën dhe Hercegovinën. Lufta italo-turke (1911–1912) nxiti Lidhjen e Ballkanit për të filluar Luftërat Ballkanike (1912–1913), të cilat i shkaktuan Perandorisë Osmane humbjen e shumicës së territoreve të mbetura në Evropë dhe shkaktoi fillimin e pastrimit etnik më të madh ndaj myslimanëve osmanë në Gadishullin Ballkanik që nga Lufta ruso-turke (1877-1878), duke rezultuar në shpërngulje masive të myslimanëve në drejtim të Azisë së Vogël. Zhgënjimet nga këto humbje sollën në grushtin e shtetit osman të viti 1913, ku vendi u vendos nën kontrollin e tre pashallarëve, të cilët vendosën t'i bashkohen Fuqive qendrore në Luftën e Parë Botërore (1914–1918), të cilët në fund të fundit u mundën nga Fuqitë aleate. Pas luftës, konglomerati i territoreve dhe popujve që formonin Perandorinë Osmane u shpërbë në disa shtete të reja.[22]

Lufta turke për pavarësi (1919–1922), e nisur nga Mustafa Qemal Ataturku dhe kolegët e tij kundra Fuqive Aleate pushtuese, rezultoi në heqjen e monarkisë në vitin 1922 dhe themelimin e Republikës së Turqisë në vitin 1923, ku si kryetar i parë u zgjodh Ataturku.[23]

Turqia është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, një anëtare e hershme e NATO-s dhe anëtare themeluese e OECD-ës, OSCE-së, G-20-s dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam. Pasi u bë një nga anëtaret e para të Këshillit të Evropës në vitin 1949, Turqia u bë një anëtare e asociuar e Bashkësisë Evropiane Ekonomike në vitin 1963, u anëtarësua në Bashkimin Doganor të Bashkimit Evropian në vitin 1995 dhe filloi negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian në vitin 2005.[24] Ekonomia në rritje e Turqisë dhe nismat diplomatike të saj kanë çuar në njohjen e saj si fuqi rajonale.[25][26][27]

Emri i Turqisë (turqisht: Türkiye) bazohet në etnonimin Türk. Përdorimi i parë i dokumentuar i termit "Türk" ose "Türük" si një autonim gjendet në mbishkrimet në gjuhën turkike të vjetërGok turqëve (turqisht: Göktürkler, "Turqit qiellorë") të Azisë qendrore (rreth shekullit VIII).[28]

Fjalë greke Tourkia (greqisht: Τουρκία) është përdorur nga perandori bizantin Konstandini VII Porfirogjeni në librin e tij "Mbi administratimin e Perandorisë" (latinisht: De Administrando Imperio),[29][30] edhe pse ai me fjalën "turq" gjithmonë ai iu referua magjarëve.[31] Në mënyrë të ngjashme edhe Perandoria mesjetare Hazare, një shtet turkik në brigjet veriore të Detit të Zi dhe Liqenit Kaspik, njihej si Tourkia ("Vendi i turqëve") në burimet bizantine.[32] Perandoria Osmane shpesh njihej si Turqi ose Perandoria Turke në mesin e bashkëkohësve evropian të saj.[33]

Për më shumë informacione shikoni artikullin Gjeografia e Turqisë

Turqia është një vend që shtrihet në dy kontinente në atë Evropian dhe Aziatik. Është i rrethuar nga veri me Detin e Zi, nga jugu me Detin Mesdhe dhe perëndim me Detin Egje. Në veriperëndim ndodhet Deti Marmara. Teritori aziatik i Turqisë kufiziohet me Gjeorgjinë, Armeninë dhe Azerbajxhani në verilindje; Irani në lindje, Iraku dhe Siria në jug. Teritori europian kufizohet me Greqinë e Bulgarinë.

Në Turqi mbizotëron vargmali euroaziatik që shtrihen nga lindja a perëndim: me malin Pontici dhe përfundon me malin Tauro. Maja më e lartë është mali Ararat (5167 m). Mund të përmendim dhe malet Elmadag, Karabuk e Bozdaglar.

Lumi më i rëndësishem është Tigri e Eufrat, të cilit i shtohet lumi Meriç, Ergene e Gediz.

Vendi ndahet në tre zona klimaterike: Klima është oqeanike në bregdetin e Detit të Zi, subtropikale në Mesdhe dhe Egje bregdetit dhe kontinentale në të brendshme (Rrafshnalta e Andollidës). Cilësohet me reshje të vogla dhe me mungesë të ujit.

Zgjerimi i Principatës në Perandori ndër shekuj
Artikulli kryesor Historia e Turqisë

Pjesa evropiane e Turqisë ka qenë gjithnjë një qendër ballkanike, ndërsa rreth viteve 552 në Azinë e Mesme formohet Paria më e vjetër sunduese e popujve turk. Nën udhëheqjen e Osmanit I, që udhëhoqi nga 1299-s deri në 1326-n, turqit e ardhur nga Turkstani (Azia e Mesme) çlirohen nga selxhukët (edhe këta racë turke) dhe formojnë Turqinë e vjetër apo Perandorinë Osmane e cila në shekullin XIV / XV u zgjerua përtej ishullit ballkanik. Sulltan Mehmedi II që udhëhoqi nga 1451-1481 arrin të marrë në dorë Kostandinopojën (Stambolli) që kishte mbetur si enklavë e rrethuar nga zgjerimi. Ndërsa Sulltan Selimi I që udhëhoqi perandorin nga 1512-a deri në 1520-n, e ngriti Stambollin në qendër të perandorisë së vet dhe pas pushtimit të Sirisë dhe Egjiptit (Misirin) në 1517-n e merr edhe nderin e Kalifit.

Sulltan Sylejmani që udhëhoqi nga 1520-a (deri në 1566-n) gjatë viteve 1526-1541 pushton pjesën më të madhe të Hungarisë dhe në 1529-n e rrethon Vjenën. Deri në këtë kohë perandoria osmane kishte shtrirë sundimin e plotë apo kishte futur në ndikimin e vetë pjesë të mëdha të Azisë dhe Afrikës. Nën perandorin në këtë kohë gjendeshin ndër të tjerat edhe viset e bregut veriorë të Detit të Zi, Armenia, Mesopotamia, Arabia, Tripolitania, Tunizia dhe Algjeria.

Me hyrjen në luftë të Rusisë kundër perandorisë osmane e cila gjendej në luftë me perandorinë Austro-Hungareze, sundimi osman fillon të lëkundet në pjesën evropiane. Në të njëjtën kohë ndikimi i kundërshtarëve në Parinë lokale të Ballkanit shkaktoi konflikte të brendshme në Perandorinë Osmane. Kështu nga këto Pari në shekullin e XIX formohen popuj krishterë sllavë si serbët, bullgarët dhe ortodoksët greqishtfolësit të cilët përdoren për luftimin e brendshëm të perandorisë. Bosnja dhe Hercegovina bie në dorë të Austro-Hungarisë në 1878-n, Pasha i Egjiptit gjithnjë e më shumë i ikën ndikimit të Sulltanit. Në pjesën lindore të Turqisë paraqitet problemi i armenëve, të cilin sulltani e zgjidhi me ashpërsi, në Mesdhe, Italia e pushton Tripolaninë (Tripoli, Libi) në 1911/1912-n. Dhe së fundi në Ballkan, lufta e I ballkanike e ngushton sundimin Osmanë në Trakinë lindore (Rumelinë).

Mustafa Qemal Ataturku

Reforma e Xhonturqve (turqit e rijnë) bëri që ata ta marrin sundimin mbi perandorin. Në luftën I botërore, perandoria hyn në luftë në anën e boshtit të fuqive të mesme. Më 1917/18-n prapë në lindje paraqitet problemi i armenëve, i cili përsëri zgjidhet me ashpërsi. Me marrëveshjen e Severes (Séveres) në 1920-n kufiri i perandorisë ngushtohet në Anatoli dhe i duhej ta njihte sundimin grek të Izmirit. Mirëpo Mustafa Qemal Pasha (më vonë Ataturku) në krye të forcave çlirimtare turke e dëboi ushtrinë e grekëve dhe aleatët në 1921/22-n nga Azia e Vogël dhe me Paqen e Luzianës (Lausanne) në 1922-n përfundon sundimi i sulltanit (aktualisht ishte Mehmedi VI).

Në 1923-n thirret republika dhe president i parë i saj shpallet Mustafa Qemal Ataturku, ndërsa në 1924-n shpallet i pavlefshëm edhe Hilafeti. Ataturku ndërmerr reforma të shumta në bazë të zhvillimeve evropiane. Në luftën II botërore, Turqia i shpalli luftë Gjermanisë në shkurt të 1945-s, gati pas përfundimit të luftës. Në 1952-shin anëtarësohet në NATO dhe në 1955-n së bashku me Britaninë e Madhe, Irakun, Iranin dhe Pakistanin krijojnë paktin e quajtur Pakti i Bagdadit. Me ShBA-në në mars të 1959-s vendos një marrëveshje të sigurisë së mbrojtjes bilaterale.

Pas tërheqjes së Irakut nga Pakti i Bagdadit, në 1959-n formohet CENTO. Në vitin 1960, ndodh një puç ushtarak dhe pas miratimit të kushtetutës së 1961-s, në 1965-n vjen qeveria e S. Demirelit, të cilën në 1971-shin armata turke e detyron të japë dorëheqje. Pas zgjedhjeve dhe lehtësimit të gjendjes së jashtëzakonshme (shtetrrethimit) pasojnë dy puçe ushtarake në 1974-n dhe 1980-n. Në 1982-shin, populli miraton një kushtetutë të re me të cilën përsëri instalohet një demokraci parlamentare dhe në 1983-shin mbahen zgjedhjet e lira.

Gjatë vitit 1974, pas konfliktit në Qipro, trupat turke marrin nën mbrojtje pjesën veriore. Luftimi i Partisë së Kurdëve për Pavarësi (PKK) në Turqi dhe Irak, pas vitit 1991 merr përmasa më të gjera dhe në 1999-n, kapet udhëheqësi i kësaj partie A. Yçalani (Öcalan) i cili gjykohet me vdekje për disa aksione terroriste. Pas kësaj PKK-ja tërhiqet nga lufta e armatosur dhe vepron në Irak.

Tendencat për një republikë islame të toleruar gjatë qeverisjes së Nexhmetin Erbakanit nga viti 1996-1997, nën ndikimin e opinionit dhe armatës turke u ndaluan. Pas vitit 1999 paraqiten afrimet në politikën me kundërshtarin e përhershëm Greqinë dhe pjesën jugore të Qipros. Nga fundi i po këtij viti merr statutin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga 1993-shi deri në 2000-shin president i shtetit ishte Demireli dhe nga 2000-shi A. N. Sezeri, nga 1999-a kryeministër ishte B Eçeviti (B. Ecevit). Sot Turqia eshte Republikë Parlamentare.

Ndarja administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Për më shumë informacione shikoni artikullin Njësitë administrative të Turqisë

Turqia ka një strukturë unitare sa i takon administrimit dhe ky aspekt është një nga faktorët më të rëndësishëm në formësimin e administratës publike turke. Kur tre pushtetet (ai ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor) merren parasysh si funksionet kryesore të shtetit, administratës lokale i mbetet pak pushtet. Turqia ka një sistem unitar dhe jofederal dhe provincat janë në vartësi të shtetit. Administratat lokale janë themeluar të shërbejnë në vend dhe qeveria është e përfaqësuar nga prefektë dhe prefektë të qytetit. Përveç prefektëve dhe prefektëve të qytetit, zyrtarë të tjerë të lartë publikë emërohen nga qeveria qendrore në vend që të emërohen nga kryetarët e bashkive ose të zgjedhur nga zgjedhësit.[34] Bashkitë turke kanë organe lokale legjislative (turqisht: belediye meclisi) për vendimmarrje në çështjet bashkiake.

Brenda kësaj kornize unitare, Turqia është e ndarë në 81 provinca për qëllime administrative. Çdo provinë është e ndarë në qarqe, me një total prej 923 qarqesh.[35] Turqia gjithashtu është e ndarë në 7 rajone dhe 21 nënrajone për qëllime gjeografike, demografike dhe ekonomike, megjithatë, ata nuk përfaqësojnë një strukturë administrative.