Shko te përmbajtja

Marcus Thuram

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marcus Thuram
Thuram duke luajtur për Interin në 2023
Informacioni personal
Emri i plotë Marcus Lilian Thuram-Ulien[1]
Data e lindjes 6 gusht 1997 (28 vjeç)[2]
Vendi i lindjes Parma, Itali
Gjatësia 1.92 m (6 ft 4 in)[3]
Pozicioni(et) Sulmues
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Internazionale
Numri 9
Karriera me të rinjtë
2007–2010 Olympique de Neuilly
2010–2012 Boulogne-Billancourt
2012–2014 Sochaux
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2014–2017 Sochaux II 38 (6)
2015–2017 Sochaux 37 (1)
2017–2019 Guingamp 64 (12)
2019–2023 Mönchengladbach 111 (34)
2023– Internazionale 35 (13)
Karriera ndërkombëtare
2014 Franca U17 4 (1)
2014–2015 Franca U18 5 (2)
2015–2016 Franca U19 15 (3)
2016–2017 Franca U20 11 (3)
2019 Franca U21 5 (0)
2020– Franca 22 (2)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 26 maj 2024
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 21 qershor 2024

Marcus Lilian Thuram-Ulien (lindur më 6 gusht 1997)[4] është një futbollist profesionist francez i cili luan si sulmues për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren franceze.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Thuram e nisi karrierën e tij futbollistike te klubi francez Sochaux, duke qënë fillimisht pjesë e akademisë. Ai debutoi në Ligue 2 më 20 mars 2015 në një ndeshje kundër Châteauroux, duke u aktivizuar në minutën e 83të në vend të Edouard Butin.[5] Thuram luajti gjithsej 43 ndeshje për Sochaux, duke shënuar vetëm një gol, i cili erdhi në humbjen 3–1 kundër Tours më 14 prill 2017.[6]

Më 5 korrik 2017, Thuram u transferua te GuingampLigue 1 për një shumë të pazbuluar.[7] Në gusht 2018, ai u vendos në qëndër të medias pas ndeshjes kundër Paris Saint-Germain, ku ai luajti kundër portierit Gianluigi Buffon, i cili kishte qënë shok skuadre me babain e tij te Parma dhe Juventusi.[8]

Më 9 janar 2019, Thuram shënoi me penallti në ndeshjen ndaj PSG-së në çerek-finalen e Kupës së Ligës, duke i eliminuar kryeqytetasit të cilët ishin kampionët në fuqi të këtij kompeticioni.[9] Njëzetë ditë më pas, Thuram shënoi në ndeshjen gjysëm-finale kundër Monacos, duke i dhënë ekipit një barazim 2–2 gjë që çoi ndeshjen në gjuajtjet e penalltive; penalltia e tij u prit nga Danijel Subašić, por gjithsesi Guingamp u kualifikua në finale.[10]

Borussia Mönchengladbach

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 22 korrik 2019, Borussia Mönchengladbach njoftoi se kishte arritur transferimin e Thuram për 12 milion €, me lojtarin i cili kishte firmosur një kontratë katër-vjeçare.[11] Ai mori fanellën me numrin 10, e cila se fundmi ishte veshur nga Thorgan Hazard, i cili ishte transferuar te Borussia Dortmund.

Thuram debutoi më 9 gusht në ndeshjen e raundit të parë të kupës kundër SV Sandhausen, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes.[12] Ai shënoi golin e parë në Bundesligë në ndeshjen e tij të pestë më 22 shtator kundër Fortuna Düsseldorfit, duke i dhënë ekipit një fitore 2–1 në shtëpi.[13] Më 31 maj 2020, Thuram shënoi dy gola në fitoren 4–1 kundër Union Berlin. Ai e festoi golin e parë duke u ulur në gju si shenjë proteste ndaj vrasjes së George Floyd në Shtetet e Bashkuara.[14]

Më 27 tetor 2020, Thuram shënoi një dopietë në barazimin 2–2 kundër Real Madridit në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, duke regjistruar golat e parë në këtë kompeticion.[15] Dy muaj më pas, ai u përjashtua me karton të kuq për shkak se pështyu lojtarin kundërshtar Stefan Posch në humbjen 2–1 kundër Hoffenheimit.[16] Si pasojë e këtij veprimi, ai u pezullua me gjashtë ndeshje dhe u gjobit me 40,000€.[17]

Thuram dështoi të shënonte në 15 ndeshjet e para të kampionatit në sezonin 2021–22.[18] Ai e mbylli sezonin me vetëm tre gola, të cilat erdhën respektivisht në ndeshjet ndaj Wolfsburgut, Stuttgartit dhe Greuther Fürth. Në sezonin 2022–23, Thuram u përmirësua ndjeshëm, duke shënuar 10 gola në 15 ndeshjet e para në kampionat, duke barazuar edhe rekordin e tij personal për nisjen më të mirë të sezonit.[19]

Në prill 2023, drejtori sportiv i klubit Roland Virkus konfirmoi se Thuram do të largohej nga klubi në përfundim të sezonit pasi kishte vendosur të mos e rinovonte kontratën.[20][21]

Më 1 korrik 2023, Thuram u transferua te Interi si lojtari i lirë,[22] duke firmosur një kontratë deri në qershor 2028.[23] Më 3 shtator, ai shënoi golin e parë për klubin në fitoren 4–0 kundër Fiorentinës në ndeshjen e javës së tretë të Serie A.[24] Dy javë më pas, Thuram shënoi një nga golat e fitores 5–1 kundër MilanitDerby della Madonnina, duke ndihmuar Interin të merrte kreun e renditjes me pikë të plota; kjo ishte hera e parë që Zikaltrit fitonin pesë derbi rresht.[25][26]

Më 3 tetor, Thuram shënoi golin e vetëm në fitoren 1–0 kundër Benficës në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve,[27] duke u bërë francezi i tretë pas Patrick Vieiras dhe Youri Djorkaeff që shënon për Intetin në këtë kompeticion.[28][29]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Thuram ishte pjesë e ekipit nën-19 që fitoi UEFA Kampionatin Evropian 2016. Në nëntor 2020, Thuram u thirr për herë të parë në ekipin e parë për ndeshjet kundër Finlandës, Suedisë dhe Portugalisë.[30] Ai debutoi më 11 nëntor në humbjen 2–0 kundër Finlandës në Stade de France.[31] Në maj 2021, Thuram ishte një nga 26 lojtarët e thirrur nga trajneri Didier Deschamps për të luajtur në Euro 2020.[32]

Më 14 nëntor 2022, Thuram mori një thirrje me vonesë për të marrë pjesë në FIFA Kupën e Botës 2022.[33] Në ndeshjen finale kundër Argjentinës, ai dhe Randal Kolo Muani u aktivizuan si zëvëndësues në minutën e 41të në vend të Ousmane Dembélé dhe Olivier Giroud me Francën që ishte në disavantazh të dy golave. Ai asistoi një nga golat e Kylian Mbappé, i cili e dërgoi ndeshjen në kohën shtesë; Thuram gjithashtu u ndëshkua me karton të verdhë për simulim brënda zonës kundërshtare. Koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën me rezultatin e barabartë 3–3, por Franca u mposht nga gjuajtjet e penalltive.[34]

Më 7 shtator 2023, Thuram shënoi golin e parë me Francën në fitoren 2–0 kundër Republikës së IrlandësKualifikueset e UEFA Euro 2024.[35]

Marcus është djali i ish futbollistit të Francës Lilian Thuram, si dhe vëllai më i madh i futbollistit tjetër Khéphren Thuram.[36] Ai lindi në qytetin italian të Parmës gjatë kohës që babai i tij luante me klubin e qytetit. Babai i tij j'a vuri emrin Marcus në nder të aktivistit xhamajkjan Marcus Garvey.[8][37] Pavarësisht se babai i tij luajti për Juventusin dhe Barcelonën, Thuram ishte tifoz i Milanit dhe Real Madridit kur ishte fëmijë.[38]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 16 shtator 2023[39][40]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kombëtare Kupa e Ligës Evropa Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Sochaux II 2013–14 CFA 4040
2014–15 CFA 193193
2015–16 CFA 9090
2016–17 CFA 2 6363
Gjithsej 386386
Sochaux 2014–15 Ligue 2 10000010
2015–16 Ligue 2 1503010190
2016–17 Ligue 2 2110020231
Gjithsej 3713030431
Guingamp 2017–18 Ligue 1 3232100344
2018–19 Ligue 1 32932323813
Gjithsej 641253327217
Borussia Mönchengladbach 2019–20 Bundesliga 3110226[a]23914
2020–21 Bundesliga 298318[b]24011
2021–22 Bundesliga 21320233
2022–23 Bundesliga 3013233216
Gjithsej 111349614413444
Internazionale 2023–24 Serie A 42000042
Gjithsej karriera 254551796214429170
  1. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
Përditësuar më 12 shtator 2023[41]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Franca 202030
202110
202250
202331
Gjithsej121

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 7 shtator 2023
Rezultatet e Francës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Thuram.[41]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Marcus Thuram
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
17 shtator 2023Parc des Princes, Paris, Francë11 Irlanda2–02–0Kualifikueset e UEFA Euro 2024
Franca U19
Franca
  1. "FIFA U-20 World Cup Korea Republic 2017: List of Players: France" (PDF) (në anglisht). FIFA. 11 qershor 2017. fq. 5. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 25 dhjetor 2018. Marrë më 16 shtator 2023.
  2. "Marcus Thuram: Overview" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 29 dhjetor 2020.
  3. "Marcus Thuram" (në anglisht). Borussia Mönchengladbach. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2021. Marrë më 29 dhjetor 2020.
  4. "Dans la chambre de Marcus Thuram, Equipe de France | FFF 2022". YouTube (në frëngjisht). Federata Franceze e Futbollit. 17 nëntor 2022. Marrë më 1 shtator 2023.
  5. "FC Sochaux vs. Châteauroux" (në anglisht). Soccerway. 20 mars 2015. Marrë më 16 prill 2016.
  6. "Sochaux encore à côté de la plaque…" (në frëngjisht). Est-Republicain. 15 prill 2017. Marrë më 27 dhjetor 2018.
  7. "Marcus Thuram, c'est fait !" (në frëngjisht). Le Télégramme. 5 korrik 2017. Marrë më 27 dhjetor 2018.
  8. 1 2 "Gianluigi Buffon faces Marcus Thuram, son of former team-mate Lilian Thuram" (në anglisht). BBC Sport. 19 gusht 2018. Marrë më 27 dhjetor 2018.
  9. Jocelyn Lermusieaux (10 janar 2019). "PSG-Guingamp : Marcus Thuram a eu du cran pour tirer son deuxième penalty" (në frëngjisht). L'Équipe. Marrë më 21 shkurt 2019.
  10. "Monaco lose on penalties at Guingamp in Jardim's 1st match" (në anglisht). Associated Press. 29 janar 2019. Marrë më 21 shkurt 2019.
  11. "Transferts : Marcus Thuram (Guingamp) s'engage avec Mönchengladbach (officiel)" (në frëngjisht). L'Équipe. 22 korrik 2019. Marrë më 22 korrik 2019.
  12. "Borussia battle to DFB-Pokal second round" (në anglisht). Borussia Mönchengladbach. 9 gusht 2019. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2020. Marrë më 30 shtator 2019.
  13. Andy Brassell (23 shtator 2019). "Marcus Thuram's derby double lifts Gladbach from European humiliation" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 30 shtator 2019.
  14. "Gladbach's Marcus Thuram dedicates goal to U.S. protests" (në anglisht). ESPN FC. 31 maj 2020. Marrë më 31 maj 2020.
  15. "Mönchengladbach 2-2 Real Madrid". UEFA (në anglisht). 27 tetor 2020.
  16. "Gladbach's Thuram sent off for spitting in opponent's face". Seattle Times (në anglisht). 19 dhjetor 2020. Marrë më 19 dhjetor 2020.
  17. "Gladbach's Marcus Thuram handed six-match ban for spitting at opponent" (në anglisht). The Guardian. 21 dhjetor 2020. Marrë më 20 maj 2021.
  18. Danny Owen (14 shkurt 2022). "No goals, no assists: £21m striker in nightmare season after Spurs talks". HITC (në anglisht).
  19. "Thuram thriving in Farke's quiet revolution". Deutsche Welle (në anglisht). 15 tetor 2022.
  20. "Virkus: „Für eine neue Struktur braucht es einen stabilen Rahmen"" (në gjermanisht). Borussia Mönchengladbach. 13 prill 2023. Marrë më 13 prill 2023.
  21. "Borussia bestätigt: Auch Thuram und Bensebaini sind im Sommer weg". kicker.de (në gjermanisht). 13 prill 2023. Marrë më 13 prill 2023.
  22. "Marcus Thuram signs for Inter". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 1 korrik 2023.
  23. "Inter Milan sign French forward Thuram from Monchengladbach" (në anglisht). Reuters. 1 korrik 2023. Marrë më 1 korrik 2023.
  24. "Serie A | Inter 4-0 Fiorentina: Total domination" (në anglisht). Football Italia. 3 shtator 2023.
  25. "VIDEO/ 2023-shi ngjyroset zikaltër, Interi fiton derbin me 'manita'". SuperSport.al. 16 shtator 2023. Marrë më 16 shtator 2023.
  26. "Hera e parë në histori, Interi regjistron statistikën e veçantë me fitoren e thellë ndaj Milanit". Panorama Sport. 16 shtator 2023. Marrë më 16 shtator 2023.
  27. "VIDEO/ Sa shumë raste shënimi! Interi feston në "San Siro", Turam bën heroin ndaj Benfikës". Panorama Sport. 3 tetor 2023. Marrë më 3 tetor 2023.
  28. "Realizoi golin e fitores ndaj Benfikës, Turam bëhet futbollisti i tretë francez që…". Panorama Sport. 3 tetor 2023. Marrë më 3 tetor 2023.
  29. ""Jap gjithçka për Interin", Turam analizon fitoren ndaj Benfikës: Lautaro sulmues kampion, po mësoj prej tij". Panorama Sport. 4 tetor 2023. Marrë më 4 tetor 2023.
  30. Jake Bacon (5 nëntor 2020). "Borussia Monchengladbach star Marcus Thuram receives first senior France call-up… 12 years after dad Lilian retired" (në anglisht). Talksport. Marrë më 14 nëntor 2020.
  31. "Finland beat France to ruin Marcus Thuram's debut" (në anglisht). France 24. 11 nëntor 2020. Marrë më 14 nëntor 2020.
  32. "Benzema makes surprise return to the French squad for European Championship after exile for blackmail" (në anglisht). France 24. 18 maj 2021. Marrë më 20 maj 2021.
  33. "Marcus Thuram appelé en équipe de France pour la Coupe du monde" [Marcus Thuram called up to the France team for the World Cup]. L'Équipe (në frëngjisht). 14 nëntor 2022. Marrë më 14 nëntor 2022.
  34. Phil McNulty (18 dhjetor 2022). "Argentina 33 France" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 18 dhjetor 2022.
  35. "France 2-0 Ireland: Aurelien Tchouameni, Marcus Thuram goals extend Les Bleus' perfect record in Euro 2024 qualifying" (në anglisht). Eurosport. 7 shtator 2023. Marrë më 16 shtator 2023.
  36. Benjamin Newman (30 mars 2015). "Marcus Thuram (17), son of Barca hero Lilian Thuram, scored the winner in a cup final on Saturday" (në anglisht). 101 Great Goals. Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2017. Marrë më 25 maj 2017.
  37. "L'histoire des premiers noirs dans le sport français" (në frëngjisht). France Inter. Marrë më 23 qershor 2017.
  38. "Monchengladbach star reveals why he supported Milan as a child over Juventus or Inter" (në anglisht). Sempre Milan. 20 tetor 2020.
  39. "Marcus Thuram" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 16 shtator 2023.
  40. "Marcus Thuram" (në anglisht). FootballDatabase.eu. Marrë më 16 shtator 2023.
  41. 1 2 "Marcus Thuram". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 16 shtator 2023.
  42. Damien Da Silva (24 korrik 2016). "Euro (U19) : l'équipe de France humilie l'Italie et remporte le tournoi !" (në frëngjisht). Maxi Foot. Marrë më 16 shtator 2023.
  43. Phil McNulty (18 dhjetor 2022). "Argentina 3–3 France" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 18 dhjetor 2022.
  44. "Bundesliga Rookie Award" (në anglisht). Bundesliga. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2019. Marrë më 10 shkurt 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]