Shko te përmbajtja

Grenada

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:KUTIAGrenada Grënada është shtet dhe ujdhesë pranë Amerikës latine. Këtij shteti i takon ujdhesa Grënada me një sipërfaqe prej 3102 si dhe ujdhesat jugore Grënadeze që së bashku zënë një sipërfaqe prej 344 km2. Për kryeqytet ka qytetin e Shën Gjergjit, Saint George's që në vitin 1970 kishte 8600 banorë (7,500 më 1999). Gjuhë zyrtare e vendit është gjuha angleze ndërsa monedhë shtetërore është dollari i karibit lindorë (ES$) me qindarkën e quajtur cent.

Artikulli kryesor Historia e Grenadës

Detar nga Kolumbia, në vitin 1498 zbarkuan në këto ujdhesa dhe i quanin koncepcion (Conceptión). Nga viti 1674, Grënada bie nën sundimin e francezëve dhe pas Paqes së Parisit kalon në duar të britanezëve si koloni e tyre. Brenda viteve 1967-1974 ishte anëtare e Shteteve të Mbledhura të Indisë Perëndimore dhe nga këtu doli si shtet i pavarur.

Artikulli kryesor Sistemi shtetror

Sipas kushtetutës së datës 7 shkurt 1974, Grënada është shtet i pavarur brenda komonveltit britanik dhe nga shtatori i vitit 1974 anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përfaqësues i mbretërisë është një qeveritar i përgjithshëm (Gjeneral guvernator). Ana legjislative e shtetit përbëhet nga senati dhe nga shtëpia e përfaqësuesve. Senati përbëhet nga 13 senator të zgjedhur nga qeveritari i përgjithshëm ndërsa shtëpia e përfaqësuesve përbëhet nga 15 delegat të zgjedhur me mandat 5 vjeçar. Drejtë zgjedhje të delegatëve kanë gjithë shtetasit më të moshuar se 18 vjet. Anën ekzekutive të shtetit e përfaqëson kryeministri i emëruar nga qeveritari i përgjithshëm si dhe nga ministrat që i zgjedhë kryeministri i emëruar.

Njësit administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Artikulli kryesor Njësit administrative
Parishet në Grënadë

Grënada ka gjashtë njësi teritoriale të quajtura parishte (parishes) dhe një teritor të varrur anësorë të quajtur Carriacou. Numri i banorëve, i paraqitur në tabelenën e më poshtme është bazuar në regjistrimin popullor të 25 maji të vitit 2001.

Njësia teritoriale sipërfaqja në km² banorë banorë për km²
Carriacou346.063178
Saint Andrew9924.661249
Saint David4411.476261
Saint George6535.559547
Saint John358.557244
Saint Mark253.955158
Saint Patrick4210.624253
E përgjithshmja344100.895293

Burimi: Zyra Qendrore e Statistikave të Grënadës (Central Statistical Office of Grenada)

Artikulli kryesor Gjeografia e Grenadës

Toka e ujdhesave të shtetit të Grënadës goditet shpesh nga tërmetet. Kryesisht është e mbuluar me pyje të endura dhe ndodhet në një lartësi mbidetare deri në 840 metra. Në sipërfaqe sundon klima e tropeve e cila sjell temperatura mesatare prej 28 gradëve si dhe reshje shiu të vazhdueshme nga qershori deri në dhjetorë.

Artikulli kryesor Ekonomia e Grenadës

Degët kryesore të ekonomisë së Grënadës përpos tregtisë janë kultivimi i bananeve, i kakautë, i palmave të kokosit, i bibernave (dallohet i quajturi muskat) si dhe i panxharsheqerit.

Artikulli kryesor Demografia e Grenadës

Në vitin 1975 thuhej se kishte rreth 100 000 banorë, kryesisht zezak dhe mulaten. Si duket numri i popullsisë në këtë vend ka ra.

Artikulli kryesor Kultura e Grenadës
   * Telekomunikacioni
   * Transporti
   * Ushtria
   * Pushime

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]