Shko te përmbajtja

Flavio Fokasi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fokasi
Shtatore bronzi
Top kandari i shek. VII nw British Museum, që paraqet shtatoren e perandorit Fokas[1][2]
Perandor bizantin
Reign23 nëntor 602 – 5 tetor 610
PredecessorMaurici
SuccessorHerakleosi
Born547
Trakia ose Kapadokia
Died610 (Julian) (Error: Invalid date format for birth date vjeç)
Kostandinopojë
SpouseLeontia
IssueDomentzia
Regnal name
Imperator Caesar Flavius Focas Augustus[a][3][4]
MotherDomentzia
ReligionKrishtërimi Kalçedonas

Flavius Fokas (Focas; Φωκάς Phōkás; 547  5 tetor 610) ishte perandor bizantin nga viti 602 deri në vitin 610. Fillimisht një oficer i rangut të mesëm në ushtrinë bizantine, ai u shqua si përfaqësues i ushtarëve të pakënaqur në debatet e tyre me oborrin e perandorit Mauric. Kur ushtria u rrebelua në vitin 602, Fokasi u shfaq si perijësi i kryengritjes. Fokasi e mori Kostandinopojën dhe përmbysi Mauricin më 23 nëntor 602 dhe u shpall vetë perandor në të njëjtën ditë. Rrebelimi përfundoi me ekzekutimin e Mauricit në nëntor 602.

Fokasi kishte një mosbesim të thellë ndaj elitës jo bashkëpunuese të Kostandinopojës, për të cilën ai ishte një uzurpator dhe një provincial i trashë. Prandaj ai u përpoq ta bazonte regjimin e tij mbi të afërmit e tij të vendosur në në pozita të larta ushtarake dhe administrative. Ai u përball menjëherë me sfida në punët e brendshme dhe të jashtme, duke u përgjigjur me pak sukses. Ai u përballë me kundërshtimin e brendshëm me pamëshirmëri në rritje që e tëhuajzoi nga rrethet më të gjera, duke përfshirë edhe disa nga familjarët e tij. Perandoria Sasanide nisi një pushtim masiv të provincave lindore. Në fund, ekzarku i Afrikës, Herakleos i Vjetri, u rrebelua kundër Fokasit duke marë mbështetje të gjerë përgjatë perandorisë. Fokasi u përpoq të përdorte trupat kufitare për të shtypur rrebelimin, por kjo vetëm sa i lejoi pushtuesit të thyenin vijat mbrojtëse dhe të depërtonin në zemër të perandorisë. Djali i Herakleos të Vjetrit, Herakleosi, e mori Kostandinopojën më 5 tetor 610, ekzekutoi Fokasin po atë ditë dhe u shpall perandor.

Burimet e mbijetuara janë universalisht skajshmërisht armiqësore me Fokasin. Ai përshkruhet gjerësisht si një tiran dhe uzurpator i paaftë, si i administratës ashtu edhe i ushtrisë. Ai i spastroi brutalisht çdo kundërshtim real ose të përfytyruar dhe e la perandorinë gjerësisht të hapur ndaj sulmeve të jashtme. Nën mbretërinë e tij, Perandoria Bizantine u kërcënua nga armiq të shumtë, me sulme të shpeshta në Ballkan nga avarët dhe sllavët dhe një pushtim sasanid në provincat lindore. Vërtetësia e këtyre burimeve është e vështirë të qartësohet meqë perandorët e Dinastisë Herakleosiane, që e pasuan atë, kishin interes në dëmtimin e reputacionit të tij.

Fokasi ka lindur ndoshta në vitin 547, pasi thuhej se ishte në moshën 55 vjeç kur u bë perandor.[5] Ai dhe familja e tij ka të ngjarë të kishin origjinë trako-romake,[6] ose kapadokiane.[7] Jeta e Fokasit para uzurpimit të fronit të Perandorisë Bizantine nga është e errët, por dihet që ai shërbeu si një centurion i ushtrisë në Traki nën perandorin Mauric.[8]

Nga fundi i sundimit të Mauricit, ushtria e dërgoi Fokasin në Kostandinopojë si zëdhënësin e saj, për tu ankuar rreth sjelljes së gjerneralit Kometiolus. Pasi Fokasi e paraqiti ankesën e tyre, ai debatoi me perandorin dhe si pasojë, një patric do ta tërhiqte për mjekrre.[9]

Monedhë e Fokas e prerë në Konstandinopojë, në vitet 604607. N F FOCAS PЄRP AVI, kurorë dhe kurorë përballë me bustin, duke mbajtur globus cruciger / VICTORI A AVςЧ, engjëlli në këmbë, duke mbajtur globus cruciger dhe skeptrin e gjatë që përfundon në staurogram; Δ // CONOB.

Në vjeshtën e vitit 602, ushtria bizantine e Trakisë u rrebelua kundër perandorit Mauric, kryesisht për shkak të lodhjes dhe zemërimit për urdhrat për të vazhduar fushatën në veri të Danubit në dimër, si dhe shkurtimeve të mëparshme të pagave. Ushtria dërgoi një përfaqësi, duke përfshirë Fokasin, te gjeneral Petrus, duke kërkuar lirim të ushtrisë brenda kufijve. Por kur Maurici i konfirmoi urdhrat e tij, ushtria e bëri Fokasin prijësin e saj dhe nisi marshimin drejtë Kostandinopojës. Ata këmbëngulën që Maurici të abdikonte, duke shpallur si pasues Teodosin, biri dhe bashkë-perand i Mauricit, ose vjerrit të tij Germanus. Pasi Maurici u përpoq të arrestonte Germanusin, në Kostandinopojë shpërthyen revoltat. Atë natë, më 2 nëntor 602, Maurici dhe familja e tij u larguan me një luftanije për në Bitini, duke e dërguar Teodosin në një mision për ti kërkuar mbretit pers Khosrou II ndihmë. Ushtria shpalli Fokasin, deri atëherë një centurion, të ishte perandori i ri, duke e ngritur atë në një mburojë (metoda tradicionale e shpalljes së perandorëve) më 23 nëntor 602.[10][11] Sipas Theofilakt Simokatas (rr.630) Germanusi fillimisht bëri një përpjekje për fronin, por kur u kundërshtua nga të gjelbrit, ai i bëri homazh Fokasit, që ishte shfaqur si favoriti.[12][13]

Fokasi u kurorëzua perandor i ri nga patriarku Ciriakos në Kishën e Shën Gjon Pagëzorit në Hebdomon. Dy ditë më vonë, më 25 nëntor ai hyri në Kostandinopojë në një procesion ceremonial, ndërsa brohoritej njëzëri.[14][15]

Portreti i Fokasit nga gravurë e vitit 1583

Maurici u largua nga qyteti me djemtë e tij, Theodosin dhe Tiberin, por ata shpejtë u kapën dhe u ekzekutuan, megjithëse ka histori që thonë se Teodosi arriti të largohej në Persi. Gruaja e Mauricit Konstandina dhe vajzat u futën në manastirin e Nea Metanoia. Më vonë rreth vitit 605, ato do të ekzekutoheshin kur, u zbuluan komplote të Konstandinës dhe Gemanusit pas dëgjimit të zërave se Teodosi kishte mbijetuar.[16][17]

Konflikti i jashtëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pavarësisht nga ekzekutimet e perandorit të mëparshëm dhe pasardhësve të tij dinastikë, Fokasi mbeti në një pozitë të pasigurt, gjë që e bëri atë tia kushtonte energjitë e tij spastrimit të armiqve dhe shkatërrimit të komploteve. Për shkak të këtij fokusi dhe rezistencës vendore me të cilën ai u përballë gjatë gjithë Perandorisë Bizantine, ai nuk qe në gjendje ti përballonte sulmet e huaja në kufijtë e perandorisë. Perandoria Sasanide nisi një pushtim të provincave lindore të perandorisë.

Gjatë mbretërimit të tij kufiri i Ballkanit qëndroi i stabilizuar.[18] Ai arriti një traktat me avarët në vitin 604, megjithëse luftemet do të ndizeshin prapë, si pasojë e rrebelimit Herakleosian në vitin 609.[19] Avarët dhe sllavët filluan sulme të shumta në provincat ballkanike të Perandorisë Bizantine ndërsa Perandoria Sasanide e kishte nisur luftën.

Avarët ishin në gjendje të merrnin të gjitha tokat në Ballkan në veri të Selanikut. Popullatat e qyteteve të krishtera u therën ose u kapën. Bizantinët e transferuan shumicën e forcave të tyre në frontin lindor për shkak të kërcënimit nga persët.

portreti i Fokasit në një libër perëndimor, 1645

Persët sasanidë kishin qenë më parë në paqe me Mauricin si rezultat i një traktati që ata bënë me të në vitin 591. Pasi Fokasi uzurpoi dhe vrau Mauricin, në vitin 603 persët pushtuan perandorinë.[20] Sasanidët pushtuan me shpejtësi provincat lindore, duke e çuar Magister militum per Orientem, Narses, të kthehej në anën e tyre. Fokasi u mor shpejtë me të, duke e ftuar në Konstandinopojë nën premtimin e sjelljes së sigurt, duke e djegur të gjallë kur mbërriti. Megjithëse Dara ishte humbur në lidhje me rrebelimin, Fokasi qe në gjendje ti luftonte persët në një front të qëndrueshëm deri në vitin 606, pa rënë fortesa të tjera të rëndësishme. Midis viteve 607 dhe 610 ushtritë sasanide arritën ngadalë të pushtonin fortesat e Mesopotamisë dhe në gusht 610 ata kishin vendosur ura përgjatë Eufratit.[21]

Në kohën që mbretërimi i tij përfundoi në vitin 610, persët e kishin kaluar tashmë Eufratin dhe kishin marrë Zenobian. Disa historianë fajësojnë luftën civile midis Fokasit dhe Herakleosit për rënien e kufijve lindorë në vitet pasues.[22][18] Më vonë ata morën Sirinë dhe pjesën më të madhe të Azisë së Vogël, deri në Bosfor.[10]

Rrëfimet bashkëkohore i përshkruajnë persët si shumë brutalë ndaj popullatës së pushtuar. "Mrekullia e Shën Demetrit" e përshkroi masakrën: «Djalli ngriti shakullinë e urrejtjes në të gjithë Lindjen, Cilikinë, Azinë, Palestinën dhe të gjitha tokat prej andej në Kostandinopojë: fraksionet, nuk kënaqeshin më thjeshtë të derdhnin gjak në vende publike, sulmuan shtëpi, gra të therura, fëmijë, të moshuarit dhe të rinjtë që ishin të sëmurë; ata, rinia dhe dobësia e të cilëve e penguan shpëtimin e tyre nga masakra, [panë] miqtë, të njohurit dhe prindërit e tyre të plaçkitur, dhe pas gjithë kësaj, madje edhe u vunë flakën në mënyrë që banori më i mjerë të mos ishte në gjendje të shpëtonte».[16]

Kolona e Fokasit në Romë

Fokasi nuk ishte në gjendje të kontrollonte as shtetin dhe as ushtrinë në mënyrë efektive. Për shkak të mosbesimit të tij ndaj pjesës më të madhe të elitës së Konstandinopojës, me të cilën ai nuk kishte pasur asnjë lidhje para se të bëhej perandor,[23] ose si rrjedhojë e sistemit të patronazhit perandorak të Kostandinopojës që i jepte përparësi besnikërisë ndaj perandorit.[24] Fokasi praktikoi nepotizmin, duke mbushur shpesh poste të larta ushtarake me të afërmit e tij. Nga tre të afërmit e gjakut meshkuj, të njohur të Fokasit, të tre u emëruan në poste të larta, dy në pozicione ushtarake dhe një në një pozicion administrativ. Ai vendosi vëllain e tij Domentziolus si Magister officiorum në vitin 603; nipin e tij Domentziolus si Magister militum per Orientem në vitin 604, duke i dhënë atij komandën mbi provincat lindore; dhe vëllait të tij Komentiolus si Magister militum per Orientem rreth vitit 610. Të tre i qëndruan besnikë Fokasit derisa u vranë nga Herakleosi.[25] Fokasi caktoi gjithashtu Priskusin, i cili ishte dhëndri i tij nga martesa me vajzën e tij, Domentzia,[26] si comes exubitorum, kapiten i Ekskubitorëve, në vitin 603.[27]

Politika italiane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur Fokasi ishte perandor, Italia Bizantine ishte nën sulmet e vazhdueshme të Longobardëve, por qeveria bizantine shpenzoi pak burime për ta ndihmuar Italinë për shkak të problemeve diku tjetër. Në tërësinë e mbretërimit të Fokasit, e vetmja strukturë publike e ndërtuar me para qeveritare në qytetin e Romës ishte një statujë e Fokasit e përfunduar në vitin 608.[16]

Rrëzimi i Fokasit në vitin 610, te History of the Nations e Hutchinson-it, 1915.

Kur Fokasi uzurpoi fronin e Mauricit, Gregori i Madh ishte peshkop i Romës dhe ai e vlerësoi Fokasin si një rivendosës të lirisë.[24] Gregori e përmendi atë si një zot të devotshëm dhe të tolerant dhe e krahasoi gruan e tij (perandoreshën e re) Leontia me bashkëshorten e Marcianit Pulçeria (të cilën Këshilli i Kalçedonisë e quajti Helena e re). Në maj 603, portretet e çiftit perandorak mbërritën në Romë dhe papa urdhëroi të vendoseshin në oratorinë e Shën Çezarit në pallatin perandorak në Kodrën Palatine.[16]

Miratimi perandorak ishte i nevojshëm në atë kohë për të caktuar një papë të ri, por miratimi u vonua me një vit me vdekjen e papa Sabinianit në vitin 606, pasi Fokasi ishte i zënë me vrasjen e armiqve të brendshëm që kërcënonin sundimin e tij.[16] Ai më në fund e dha miratimin në vitin 607 dhe Bonifaci III u bë papë. Fokasi e shpalli Romën "kreun e të gjitha kishave". Pak më vonë, Fokasi kishte ngritur një statujë të vetën të praruar në një kolonë monumentale në Forumin Romak, e njohur si Kolona e Fokasit.

Pavarësisht se u emërua si comes excubitorum, Priskusi nuk qe besnik ndaj Fokasit dhe në vitin 608 ai i bëri thirrje Herakleosit të Vjetrit, ekzarkut të Kartagjenës, për t'u rebeluar kundër Fokasit.[27] Herakleos i Vjetri u pajtua dhe filloi të përgatitej për pushtim, duke ndërprerë furnizimin me grurë të Kostandinopojës dhe duke mbledhur një ushtri të madhe dhe flotën detare. Herakleos i Vjetri filloi pushtimin e tij në vitin 609, me kushëririn e tij, Niketas, duke marshuar në krye të trupave drejtë kryeqytetit me djalin e tij, Herakleosin, duke udhëhequr një pushtim detar të Selanikut, përpara se të marshonte për në Kostandinopojë. Herakleosi arriti jashtë Kostandinopojës më 3 tetor 610 dhe mori qytetin më 5 tetor. Herakleosi u shpall perandor në të njëjtën ditë dhe e ekzekutoi me shpejtësi Fokasin.[10][28]

Kur Herakleosi e kapi Fokasin, thuhet se ai e pyeti: Kështu ke sunduar, mjeran? Fokasi u përgjigj – Dhe ti do të sundosh më mirë? – kështu Herakleosi i zemëruar ia preu kokën në vend Fokasit.[29] Sipas Joanit të Nikiut ai më vonë ia preu gjenitalet nga trupi se thuhej se kishte përdhunuar gruan e Fotit, një patrici të fuqishëm të qytetit.[30]

Miniatura 41 nga Kronika e Konstandin Manasit, shekulli IV: Uzurpatori Fokas dhe sulmi kundër tij nga ushtritë e Herakleosit.

Fokasi është përshkruar në përgjithësi si një horr nga historianët bizantinë dhe modernë, por disa nga burimet më të hershme të disponueshme rreth mbretërimit të Fokasit janë shkruar gjatë mbretërimit të Herakleosit. Shkrimet që mbijetojnë nuk janë në mënyrë të besueshme neutrale dhe shkrimtarët do të kishin arsye të mira për ta demonizuar atë në mënyrë që të forconin sundimin e Herakleosit.[31]

Në sferën kulturore, mbretërimi i Fokasi shënohet nga ndryshimi i modës perandorake të vendosur nga Konstandini i Madh. Duke nisur nga Konstandini dhe të gjithë pasardhësit e tij, përveç Julian Apostatit, ishin pa mjekër, në përputhje me stilin e hershëm të perandorëve deri në mbretërimin e Adrianit (mb.v. 117-138). Fokasi paraqiti përsëri mbajtjen e mjekrës. Kjo mënyrë do të zgjaste deri në fund të Perandorisë Bizantine.[32]

Më 19 shkurt 607, Fokasi caktoi Bonifacin e III si peshkopin e ri të Romës. Fokasi nxori një dekret perandorak që e njihte Bonifacin si kreun e të gjitha kishave dhe peshkopin e përbotshëm. Fokasi i transferoi titullin peshkop i përbotshëm nga Dioqeza e KostandinopojësDioqezën e Romës. Bonifaci kërkoi dhe mori një dekret nga Fokasi, që ripohonte se Selia e Apostullit të Shenjtë Pjetër duhet të jetë kreu i të gjitha kishave dhe siguroi që titulli i peshkopit të përbotshëm ti përkiste përjashtimisht peshkopit të Romës. Ky akt i dha fund efektivisht përpjekjes së patriarkut Ciriakos të Kostandinopojës për ta pozicionuar veten si peshkop të përbotshëm.[33]

Duke e quajtur papën "kreun e të gjitha kishave", dekreti i Fokasit ka qenë i rëndësishëm në diskutimet rreth përparësisë dhe epërsisë papnore. Disa komentatorë historikë protestantë e kanë parë dekretin e Fokasit (zakonisht në vitin 606) si me një rëndësi eskatologjike.[34] Për shembull, në Horae Apocalypticae të tij, Edward Bishop Elliott mori 1260 ditët e Zbulesës 11:3 për të qenë periudha midis 606 dhe Bashkimit të Italisë në vitin 1866.

Monedha të Fokas

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Emri i tij ndonjëherë jepet si Flavius Niceforus Focas. Megjithatë, kjo nuk është e kryqëzuar nga burime të tjera dhe mund të të jetë ngatërrim me Nikeforos II Fokasin e mëvonshëm.
  1. Treadgold, Warren (1997). A History of the Byzantine State and Society (në anglisht). Stanford University Press. fq. 237. ISBN 978-0-8047-7937-1.
  2. "Steelyard-weight". British Museum (në anglisht).
  3. Alcides Vargas Echegaray (15 qershor 2021). Sin Fronteras (në anglisht). Caligrama. ISBN 978-841843548-5.
  4. William of Tyre (1893). Colvin, Mary Noyes (red.). Godeffroy of Boloyne; or, The siege and conqueste of Jerusalem (në anglisht). Early English Text Society (originally from the University of Michigan). fq. 335. Nikeforus Fokas, perandor i Lindjes nga viti 602 deri në vitin 610.
  5. Prosopography of the Later Roman Empire 3B fq. 1030
  6. Bury, John Bagnell (1889). A History of the Later Roman Empire from Arcadius to Irene (395 A.D. to 800 A.D.) (në anglisht). Vëll. 2. Macmillan and Co. fq. 197. ISBN 978-1-60520-405-5.
  7. Peter Charanis. Studies on the Demography of the Byzantine Empire: Collected Studies (në anglisht). Variorum Reprints. fq. 221. ISBN 978-0-902089-25-9.
  8. Martindale 1992, f. 1030.
  9. Martindale 1992, f. 1031.
  10. 1 2 3 Carr 2015.
  11. Kleinhenz 2017.
  12. Howard-Johnston 2021, ff. 16–18.
  13. Whitby & Whitby 1986, ff. 218–224.
  14. Chronicon Paschale 602, fq. 142.
  15. "Phocas: Emperor, Biography, History, & Facts". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Marrë më 23 shtator 2024.
  16. 1 2 3 4 5 Ekonomou, Andrew (2007). Byzantine Rome and the Greek Popes (në anglisht). Lexington books.
  17. Garland 1999.
  18. 1 2 Sihong 2021, f. 474.
  19. Madgearu 2021, ff. 51–57.
  20. Kleinhenz 2017, f. 890.
  21. Howard-Johnston 2021, ff. 32, 76.
  22. Kaldellis 2004, ff. 350–351.
  23. Parnell 2016, f. 6.
  24. 1 2 Crow 2002.
  25. Parnell 2016, f. 136.
  26. Martindale 1992, f. 1056.
  27. 1 2 Parnell 2016, f. 137.
  28. Chronicon Paschale 610 fq. 150.
  29. Olster 1993, f. 133.
  30. Charles 2007, f. 177.
  31. Kevin, Crow (2002). "Phocas". De Imperatoribus Romanis (në anglisht). Marrë më 25 shtator 2019.
  32. "Byzantine first & last times" (në anglisht). Byzantium.xronikon.com. Marrë më 7 nëntor 2012.
  33. "Apostate church organization: 588 – 606 AD: The final dog fight for control of the world!". Bible.ca (në anglisht).
  34. Newsom, Carol A. (2014). Daniel: A Commentary (në anglisht). Westminster John Knox Press. fq. 317. ISBN 978-161164539-2. Marrë më 8 korrik 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Flavio Fokasi
Jo-dinastik
I lindur: i panjohur Vdiq: 610
Titujt udhëheqës
Parardhësi 
Maurisi
Perandor bizantin
602610
Pasardhësi 
Herakleosi
Parardhësi 
i shfuqizuar; pa konsuj nga viti 583 deri në vitin 603
Konsull i Perandorisë Romake
603
Pasardhësi 
I shfuqizuar; asnjë konsull i caktur deri sa Herakleos i Vjetri dhe Herakleosi u caktuan në vitin 608