Shko te përmbajtja

Budapesti

Budapesti
Kryeqyteti i Hungarisë
Magyarország fővárosa
Nga lart, nga e majta në të djathtë: pamje e qytetit me lumin Danub, luani që ruan Urën e Zinxhirit, Sheshi i Heronjve, Ndërtesa e Parlamentit, Bastioni i Peshkatarëve, Bazilika e Shën Stefanit dhe një panoramë nga kodra Gellért me Kalanë e Budës në të majtë
Nga lart, nga e majta në të djathtë: pamje e qytetit me lumin Danub, luani që ruan Urën e Zinxhirit, Sheshi i Heronjve, Ndërtesa e Parlamentit, Bastioni i Peshkatarëve, Bazilika e Shën Stefanit dhe një panoramë nga kodra Gellért me Kalanë e Budës në të majtë
Coat of arms of Budapest
Nicknames: 
Zemra e Evropës, Mbretëresha e Danubit, Perla e Danubit, Kryeqyteti i Lirisë, Kryeqyteti i Spave dhe Banjave Termale, Kryeqyteti i Festivaleve
Lua error te Moduli:Location_map te rreshti 524: Unable to find the specified location map definition: "Moduli:Location map/data/Hungary" does not exist.
Koordinatat: 47°29′33″N 19°03′05″E / 47.49250°N 19.05139°E / 47.49250; 19.05139
ShtetiHungaria Hungaria
RajoniHungaria Qendrore
Bashkimi i Budës, Pestit dhe Óbuda17 nëntor 1873
Qeverisja
  TypeMayor – Council
  BodyBashkia metropolitane e Budapestit
  KryetariGergely Karácsony (Dialogu për Hungarinë)
Sipërfaqja
  Kryeqytet
525,2 km2 (202,8 sq mi)
  Urban
2.538 km2 (980 sq mi)
  Metro
7.626 km2 (2.944 sq mi)
LartësiaMë e ulëta (Danubi) 96 m
Më e larta (Kodra János) 527 m (315 deri 1.729 ft)
Popullsia
 (2017)[4][5]
  Kryeqytet
1.752.286[6]
  Dendësia3.388/km2 (8.770/sq mi)
  Zona urbane
2.997.958[7]
  Metro
3.011.598[8]
Emërtimet e banorëveBudapester, budapesti (Hungarisht)
Zona kohoreUTC+1 (CET)
  Verë (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
1011–1239
Prefiksi1
Kodi ISO 3166HU-BU
Kodi NUTSHU101
HDI (2018)0.901[9]very high
Faqja zyrtareBudapestInfo Official
Government Official

Budapesti është kryeqyteti i Hungarisë. Si qyteti më i madh i Hungarisë, ai shërben si qendra kryesore politike, kulturore, tregtare, industriale dhe e transportit. Në 2009, Budapesti kishte 1.712.210 banorë, një rënie nga kulmi që u arrit në mesin i viteve 1980 prej 2.1 milion. Si zonë metropolitane Budapesti ka 3.271.110 banorë. Qyteti mbulon një sipërfaqe prej 525 kilometra katrorë brenda kufijve të tij. Budapesti u bë një qytet i vetëm që përfshin të dy brigjet e lumit Danub pas bashkimit më 17 nëntor 1873 të qyteteve Buda dhe Obuda të bregut të djathtë (perëndimor) të lumit Danub, me qytetin Pest që ndodhet në bregun e majtë (lindor) të lumit.

Aquincum, fillimisht një vendbanim Celtic, ishte paraardhësi i drejtpërdrejtë i Budapestit, duke u bërë kryeqytet i provincës romake të Panonias së Poshtme. Hungarezët arritën në këto territore në shekullin e 9-të. Vendbanimi i tyre i parë u e rrëmbye nga Mongolët në 1241-42. Qyteti i rithemeluar u bë një nga qendrat e kulturës së Rilindjes humaniste në shekullin e 15-të. Pas Betejës së Moháçit (Mohács) dhe gati 150 vjet të sundimit osman, zhvillimi i rajonit hyri në një fazë të re të prosperitetit në shekujt e 18 dhe 19, dhe Budapesti u bë një qytet global pas bashkimit në vitin 1873. Ai gjithashtu u bë kryeqytet i dytë i Austro-Hungarisë, një fuqi e madhe që u shpërbë në 1918. Budapesti ishte pika qendrore e Revolucionit hungarez të 1848, Republikës Sovjetike Hungareze të 1919-ës, Operacionit Panzerfaust më 1944, Betejës së Budapestit të vitit 1945, dhe Revolucionit Hungarez të 1956-ës.

Budapesti konsiderohet si një nga qytetet më të bukura në Evropë. Pjesa e përcaktuar nga UNESCO si Trashëgimi Botërore përfshin brigjet e Danubit, Lagjen Kalaja e Budës, Bulevardin Andrássy, Sheshin e Heronjve dhe hekurudhën nëntokësore Millenium, e dyta më e vjetër në botë. Të tjera përfshijnë një total prej 80 burime gjeotermale, sistemi i ujërave termike shpellore më i madh në botë, sinagoga e dytë më e madhe, dhe godina e Parlamentit e treta më e madhe.

Budapesti konsiderohet si një qendër e rëndësishme në Europën Qëndrore. Ai renditet i treti (nga 65 qytete) në Indeksin e Tregjeve të Mastercard (2008), dhe renditet si qyteti më i përshtatshëm për të jetuar i Europës Qendrore / Lindore në indeksin e cilësisë së jetës së EIU (Economist Intelligence Unit) për vitet 2009 dhe 2010. Budapesti është renditur gjithashtu si "vendin i shtatë më idilik i Europës për të jetuar" nga "Forbes". Ai tërheq rreth 20 milionë vizitorë në vit. Selia e Institutit Europian të Novacionit dhe Teknologjisë (EIIT) dhe zyra e parë e CIPA (China Investment Promotion Agency) ndodhen në Budapest.

  1. "The Municipality of Budapest (official)" (në anglisht). 11 shtator 2014. Marrë më 11 shtator 2014.
  2. "Budapest". Encyclopædia Britannica (në anglisht). 11 shtator 2014. Marrë më 11 shtator 2014.
  3. "Best view in Budapest from the city's highest hilltop" (në anglisht). stay.com – Budapest. 11 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2010. Marrë më 11 shtator 2014.
  4. "Gazetteer of Hungary, Hungarian Central Statistical Office, 2012" (PDF) (në hungarisht). Marrë më 2 tetor 2013.
  5. "Budapest City Review" (në anglisht). Euromonitor International. dhjetor 2017. Marrë më 8 maj 2014.
  6. "Population by type of settlement – annually" (në hungarisht). Zyra Qendrore e Statistikave të Hungarisë. 12 prill 2016. Marrë më 12 prill 2016.
  7. "Functional Urban Areas – Population on 1 January by age groups and sex – 2019" (në anglisht). Eurostat. 2020. Marrë më 18 nëntor 2019.
  8. "Metropolitan Area Populations" (në anglisht). Eurostat. 21 tetor 2019. Marrë më 18 nëntor 2019.
  9. "Sub-national HDI - Subnational HDI - Global Data Lab". globaldatalab.org (në anglisht).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]